FOTOGALERI - Bastisje në Burgun e Dubravës, dyshime për narkotikë e kontrabandë të mallrave

Në orët e mbrëmjes së sotme në Burgun e Dubravës në pavijonin gjysmë të hapur është duke u zhvilluar një aksion i gjerë i Shërbimit Korrektues të Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore të Pejës.

3 prokurorë, zyrtarë nga menaxhmenti i Shërbimit Korrektues, gardianë të shumtë, njësiti policor i qenve dhe ai i anti-drogës janë duke marrë pjesë në bastisjen që po zhvillohet në këto momente.

Siç mëson KALLXO.co,  nga informacione inteligjente është kuptuar se brenda Burgut të Dubravës ka kontrabandë me mallra por edhe me narkotikë.

Këto informacione kanë bërë që Shërbimi Korrektues të themelojë një komision të ndarë në pesë ekipe dhe të formojnë planin e bastisjes brenda hapësirave të burgut të Dubravës.

Në nisje të këtij aksioni ishin edhe gjetjet e para.

Në flagrancë një i burgosur u kap duke biseduar në telefon, pajisje kjo e ndaluar për t’u poseduar e përdorur brenda burgut nga të burgosurit.