(FOTO) Vushtrri: Rikthehet deponia e mbeturinave në fshatin Pestovë

Rreth 6 kilometra larg Vushtrrisë , fshati Pestovë tash e disa vite përballet me problemin e deponisë së mbeturinave.

Ekipi i KALLXO.com ka vizituar këtë deponi ku aty shihen mbeturina të ndryshme si patate, mish i prishur, karrige e material ndërtimor  të cilat përveç kundërmimit, janë bërë edhe shtëpi e qenve endacak.

Kjo deponi ishte larguar nga Komuna e Vushtrrisë vitin e kaluar por siç duket ajo është rikthyer përsëri.

 

 

 

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.