FOTO: Vushtrri, banorët nuk i presin institucionet, i mbushin me beton gropat në rrugë

Banorë të fshatrave të Vushtrrisë nuk kanë mundur të presin më institucionet për t’ua rregulluar rrugën e mbushur me gropa, të cilat përveç që ua dëmtonin automjetet edhe paraqisnin rrezik për frekuentuesit.

Një qytetar ka dërguar fotografi nga rruga që çon për në fshatin Samadrexhë.

Aty shihen banorët duke i mbushur me beton gropat në rrugë.

Banorët janë organizuar dhe kanë marrë me vete përzierësin e betonit dhe kanë mbushur gropat të hapura që sa kohë në rrugën që çon në fshatin e tyre.

Ata janë kujdestur që derisa të thahet betoni afër gropave të mbushura kanë vendosur goma veturash për t’i paralajmëruar shoferët që të kenë kujdes dhe të mos shkelin aty.

Këto janë fotot e dërguara nga qytetari: