Foto: KALLXO.com

FOTO: Vrasja në Pejë, trupi i viktimës ende në vendin ku u qëllua me armë zjarri

Një rast tragjik ka ndodhur sot në një lokal në rrugën “Gjin Gazulli” në Pejë.

Policia e Pejës ka konfirmuar për KALLXO.com se një person ka mbetur i vdekur pasi që është qëlluar me armë zjarri.

Ngjarja, sipas Policisë ka ndodhur rreth orës 15:30.

Burime të KALLXO.com thonë se i dyshuari është identifikuar dhe po kërkohet nga Policia.

Ndërkohë, trupi i viktimës ende është në vendin ku ai u qëllua për vdekje.

KALLXO.com sjell foto nga vendi i ngjarjes, ku ka forca të shtuara të Policisë dhe autoambulanca.