FOTO- Viti akademik nis në fakultetet që po renovohen

Në Universitetin e Prishtinës po bëhen renovime në objektet e fakulteteve.

Përderisa pritet që studentët e rinj do të fillojnë studimet, Fakulteti Filologjik dhe ai i Shkencave Natyrore janë ende në renovime.

Studentët që deshën të mbesin anonim u shprehën të pakënaqur për gjendjen në të cilën ndodhet fakulteti.

Këto renovime filluan në muajin shtator. Ndërsa dëme në fakultet u shkaktuan  gjatë muajit korrik si pasojë e reshjeve të  shiut.

Megjithatë, dekanati i Fakultetit Filologjik nuk ka kthyer përgjigje se pse renovimet po vazhdojnë në këtë kohë dhe kur pritet të përfundojnë.