Foto - Vërshimet në Gjakovë, qindra hektarë të përmbytura nga uji

Shiu dhe bora e javës së kaluar kanë sjellur reshje të shumta në disa vende të Kosovës.

Edhe në Gjakovë ka pasur disa fshatra ku është grumbulluar uji dhe ka shkaktuat dëme të mëdha.

KALLXO.com ju sjellë foto nga tereni.

Në rrugën për Moglicë shihet që përmbi urë kanë dalë mbeturinat si pasojë e reshjeve të mëdha.

Edhe në pjesët përreth shtëpive në këtë pjesë të qytetit, shihet që uji ka mbuluar tokat e oborret e tyre.

Ndërsa, në fshatin Duzhnje kanë dalë ekipet emergjente, të cilat po vizitohen edhe nga kryetari i kësaj komune, Ardian Gjini.

Edhe rrugën ‘Mit’hat Frashëri’, para dy ditësh ishte grumbulluar një sasi e madhe e ujit.

Përveç kësaj, në këtë pjesë shihet duke dalë uji edhe nga puseta.