FOTO: Vendi ku u mbytën dy fëmijët në Milloshevë

Dy fëmijë janë nxjerrë të vdekur pasditën e sotme nga një pus në fshatin Milloshevë të Obiliqit.

Vdekjen e tyre e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Policia rreth orës 15:00 ka pranuar informatë se 3 fëmijë kanë shkuar për t’u larë në një liqen artificial, dy kanë hyrë e nuk kanë mundur të dalin. Njëri është nxjerrë i vdekur nga një bashkëfshatar. Ndërsa dikur rreth orës 17:10, FSK ka arritur të nxjerrë të vdekur edhe fëmijën e dytë” , ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Në vendin e ngjarjes ka qëndruar sot edhe ekipi i KALLXO.com dhe sjell fotografitë nga atje.

Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com