FOTO: Vendi ku ndodhi vrasja e dyfishtë në Pejë

Dy persona kanë mbetur të vrarë në një incident me armë zjarri sonte në Pejë, në afërsi të Shkollës Ekonomike.

KALLXO.com mëson nga burime brenda Prokurorisë se dy persona kanë mbetur të vrarë ndërsa njëri nga ta dyshohet se është kandidati për kryetar të Komunës së Pejës nga PDK, Astrit Ademaj.

Kurse, viktima e dytë e këtij incidenti është ish- kandidati për kryetar të Deçanit nga radhët e PDK-së, Blerand Kadrijaj.

Ende deri më tani nuk ka dyshime të konfirmuara se cili ishte shkaku që çoi deri në incidentin me armë zjarri ku mbeti i vrarë edhe kandidati i PDK-së në Pejë, Astrit Ademaj.

KALLXO.com ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.