FOTO: Vendi ku ndodhi rasti tragjik në Prishtinë

Një person ka vdekur pasi ka rënë nga një ndërtesë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 15:45 në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë.

Lajmin për rastin tragjik për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Prishtinës, Agron Borovci.

Personi i vdekur është i gjinisë mashkullore i moshës rreth 50-vjeç.

Policia është duke i kryer hetimet e nevojshme për të kuptuar rrethanat e këtij rasti.

KALLXO.com ka siguruar foto nga vendi i ngjarjes.