Aksioni te prona e Millan Radoiçiq në veri/05.04.2024/Foto: Florinda Kelmendi/KALLXO.com

(FOTO) Vazhdon edhe sot aksioni në pronat e Millan Radojçiqit në veri

Policia e Kosovës ka vazhduar edhe sot aksionin në pronat e ish-nënkryetarit të Listës Serbe dhe personit që mori përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë, Millan Radoiçiq, në Mitrovicën e Veriut.

Forcat policore janë duke kryer aksionin në restorantin “Grey” dhe në një banesë në katin e gjashtë në ndërtesën ku edhe gjendet restoranti, të cilat janë në pronësi të Radoiçiqit.

Lidhur më këtë, KALLXO.com është duke pritur konfirmim edhe nga Policia e Kosovës.

Ekipi i KALLXO.com ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Aksioni te prona e Millan Radoiçiq në veri/05.04.2024/Foto: Florinda Kelmendi/KALLXO.com
Aksioni te prona e Millan Radoiçiq në veri/05.04.2024/Foto: Florinda Kelmendi/KALLXO.com
Aksioni te prona e Millan Radoiçiq në veri/05.04.2024/Foto: Florinda Kelmendi/KALLXO.com
Aksioni te prona e Millan Radoiçiq në veri/05.04.2024/Foto: Florinda Kelmendi/KALLXO.com

Edhe dje më 04.04.2024, Zyrtarët e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar (AAPSK) kanë sekuestruar restorantin e ish-nënkryetarit të Listës Serbe dhe personit që mori përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë, Millan Radoiçiq.

Millan Radoiçiqit, ish-nënkryetar i Listës Serbe, ka marrë përgjegjësinë për sulmin e Banjskës, në të cilën sulm vdiq një polic i Kosovës.

Nga veturat e deri tek ‘Pent House’ – kjo është lista e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara të Radoiçiqit