FOTO - Vazhdojnë pritjet e gjata të qytetarëve për testim në IKShPK

Ndonëse temperaturat janë të ulëta me dhjetëra qytetarë janë duke pritur për testim para tendës së vendosur në oborrin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për t`i testuar qytetarët e dyshuar për COVID-19.

KALLXO.com ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes.

Radhët e qytetarëve para tendës në IKShPK – 25 janar 2022

Në anën tjetër, brenda ditës në nivel vendi janë duke u regjistruar me mijëra raste pozitive.
Nga të dhënat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se dy persona kanë vdekur me COVID-19 përderisa nga 8 mijë e 416 mostra të testuara mbi 2 mijë prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Në mars të vitit të kaluar KALLXO.com pati raportuar për parregullsitë tek tenda për testim në këtë institut.
Pa maskë e pa distancë ishin parë me dhjetëra qytetarë duke pritur për testim.

Madje qytetarët ishin të detyruar t’i shkruajnë të dhënat e tyre në të njëjtën tavolinë dhe në të njëjtin laps kështu duke rrezikuar përhapjen e pandemisë SARS-CoV-2.

Për më tepër se një vit në nivel vendi kanë vdekur 3 mijë qytetarë të infektuar me coronavirus përderisa mbi 183 mijë qytetarë janë infektuar nga virusi corona.

Tollovi për testim në IKShPK, nuk respektohen masat anti-COVID (VIDEO)