FOTO: Turqi, një aeroplan me pajisje mjekësore për Shqipërinë

Një aeroplan është mbushur pak minuta më parë me pajisje mjekësore në Turqi, të cilat do të dërgohen në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Rama ka shpërndarë foto të aeroplanit “Lasgushi” të kompanisë “Air Albania”, i cili po ngarkohej në Stamboll me pajisje mjekësore për pacientët dhe mjekët e Shqipërisë, të cilët po përballen me coronavirusin.

Sipas autoriteteve të Shqipërisë, deri më tani nga coronavirusi janë prekur 123 qytetarë, ndërkohë që 5 kanë vdekur.

Aktualisht, Shqipëria është nën masën e “shtetrrethimit” në përpjekje për të frenuar përhapjen e pandemisë, e cila, në vendin fqinj, Itali, ka shkaktuar mijëra viktima.