(FOTO) Tiranasit vërshuan tregjet e marketet para izolimit nga ora 13:00

Qytetarët e Tiranës vërshuan në tregje dhe markete mëngjesin e së shtunës, para hyrjes në fuqi të orarit të ndalimit të qarkullimit për kalimtarët dhe automjetet përgjatë gjithë fundjavës- duke injoruar apelin e vazhdueshëm të autoriteteve për distancim social, raporton Reportel.al

Qytetarëve në Shqipëri nuk do t’u lejohet lëvizja jashtë shtëpive sot nga ora 13:00, deri nesër në orën 5 të mëngjesit.

Këto masa janë marrë nga Qeveria e Sqhiërisë për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

Policia e Shtetit ka apeluar për të gjithë qytetarët të respektojnë të gjitha kufizimet, pasi nuk do ketë asnjë tolerim për askënd që i shkel ato.

Në Shqipëri numri i të infektuarve nga COVID -19 ka shkruar në 70.

Më poshtë gjeni fotogalerinë në Tiranë, nga Malton Dibra/ LSA: