Foto: Hashim Thaçi/Facebook

Foto: Thaçi duke prerë kokën e Kurtit publikohet nga djali i Hashim Thaçit

Djali i presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi pak pas rrëzimit të Qeverisë Kurti e ka shpërndarë një fotografi të babait të tij të cilën e kishte publikuar duke krasitur pemët.

Por në këtë forografit, djali i Thaçit tek dega e pemës e ka vendosur fotografinë e Albin Kurtit.

Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin u rrëzua sot nga një mocion i mosbesimit i inicuar nga partneri qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës.Mocioni u votua me 82 vota për, 32 kundër, dhe 1 abstenim.

117 deputetë ishin të pranishëm në sallë.

Qeveria Kurti u rrëzua në ditën e 52-të të qëndrimit në pushtet.

Shqyrtimi i mocionit të mosbesimit ndaj ekzekutivit ishte kërkuar të shtyhet për shkak të gjendjes së krijuar nga coronavirusi, nga i cili deri më tani në Kosovë janë konfrimuar 71 raste.

Por një gjë e tillë nuk ndodhi.Qeveria Kurti u miratua me 3 shkurt të këtij viti në Kuvendin e Kosovës, pas më shumë se 100 ditësh negociata LVV-LDK dhe rreth 4 muaj pas zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit 2019, të cilat të parën e renditën LVV-në, e të dytën LDK-në.