(FOTO) Telat e rrymës ‘mbajnë’ shtyllën elektrike në Skenderaj

Shtyllën e ndriçimit publik në rrugën “Merita Murtezaj” në qytetin e Skenderajt po e mbanë vetëm telat e energjisë elektrike.

Në bazë të disa fotografive të siguruara nga KALLXO.com shihet se bazamenti i kësaj shtylle ka dalë i tëri mbi sipërfaqe, përveç një gypi të hollë që është ende i lidhur në tokë.

Si rrjedhojë, në këtë gjendje ajo rrezikon që të bie.

Lidhur më këtë çështje, KALLXO.com është në pritje të një përgjigje nga ana e Komunës së Skenderajt.

Ndërkohë që këto janë pamjet që vijnë nga qyteti i Skenderajt: