Ilustrim

Foto të pajisjeve të prodhimit të Bitcoin-ave që tentuan të kontrabandoheshin

40 pajisje të cilat prodhojnë kriptovaluta digjitale bitcoin janë konfiskuar mbrëmjen e kaluar në pikën kufitare në Jarinjë.

KALLXO.com ka kontaktuar me zedhënësin e Doganës së Kosovës i cili konfirmoi se ishin oficerët doganor të cilët kishin parandaluar kontrabandimin e pajisjeve për prodhimin e bitcoinave.

Të njëjtat pajisje janë konfiskuar dhe janë dërguar në Doganë ndërsa i dyshuari që dyshohet se po i kontrabandonte pajisjet është liruar pas vendimit të prokurores së shtetit.

Gjithashtu KALLXO.com ka siguruar edhe një fotografi të pajisjeve që janë konfiskuar mbrëmë në Jarinjë.