Njëri nga të akuzuarit në lidhje me rrëmbimin e dy shtetasve maqedonë në Gjilan. FOTO-KALLXO.com

(FOTO) Të dyshuarit për rrëmbimin e shtetasve maqedonë dalin nga Gjykata

Disa nga të dyshuarit për rastin e rrëmbimit të dy shtetasve maqedonë në Gjilan u panë tek largoheshin nga objekti i gjykatës nën përcjelljen e Policisë.

Dy zyrtarë policor, V. K., dhe B. N., një punëtor i RTK-së, F. S.,  dhe dy persona të tjerë, V. K., dhe M. I., janë sjellë para gjykatësit në Gjilan për t`u përballur me kërkesën e Prokurorisë, e cila po kërkon caktimin e paraburgimit ndaj tyre.

Tutje në seancë, avokati Gazmend Halili propozoi që seanca të jetë e mbyllur për shkak se në këtë çështje Prokuroria konsideron se ka prova me të cilat mund të cenohet morali dhe dinjiteti i të pandehurve e po ashtu edhe i të dëmtuarve.

Propozimin e avokatit  e aprovoi gjykatësi Agim Ademi, duke e mbyllur seancën për publikun. Vendimin për mbyllje të seancës nuk e kundërshtoi as prokurori Agron Uka.

Më poshtë mund të shihni fotografitë e siguruara nga KALLXO.com

 

 

Njëri nga të akuzuarit në lidhje me rrëmbimin e dy shtetasve maqedonë në Gjilan. FOTO- KALLXO.com
Njëra nga të akuzuarit në lidhje me rrëmbimin e dy shtetasve maqedonë në Gjilan.
Njëri nga të akuzuarit në lidhje me rrëmbimin e dy shtetasve maqedonë në Gjilan.