FOTO- Sulmohet me vezë minibiblioteka në lagjen Dardania

Pak orë pasi është inauguruar, është sulmuar me vezë minibiblioteka që u vendos të martën në lagjen ‘Dardania’ në Prishtinë.

Lidhur me këtë ka reaguar organizata ETEA e cila ka lutur qytetarët që nëse nuk përdorin minibibliotekat së paku të mos i keqpërdorin ato.

“Lusim qytetarët që nëse nuk përdorin minibibliotekat së paku të mos i keqpërdorin ato. Dhe, lusim të gjithë lexuesit/et e lagjes Dardania në Prishtinë, dhe jo vetëm, që të reagojnë ndaj kujtdo që tenton të i dëmtojë minibibliotekat si dhe të na njoftojnë për çfarëdo parregullsie në raport me minibibliotekat”, thuhet në njoftimin e tyre.

Në anën tjetër, kjo organizatë ka paralajmeuar hapjen e minibibliotekës në lagjen Ulpiana, Prishtinë.

“Minibibliotekat do të ndërtohen dhe edhe nëse rrënohen, ato do të rindërtohen derisa rrënuesit të bëhen lexues”, thuhet më tej në reagimin e OJQ-së, ETEA.

Këto janë fotografitë ku shihet në pamje minibibloteka e sulmuar me vezë, të publikuara nga ETEA në rrjetin social ‘Facebook’. 

Hapet minibiblioteka e parë në Prishtinë

Hapja e kësaj biblioteke është mundësuar nga OJQ ETEA, në kuadër të projekti të kësaj organizate, “Minibibliotekat e lagjeve”.

Minibiblioteka e “Dardanisë” është hapur në parkun më të madh të kësaj lagje, dhe për hapjen e saj një kontribut kanë dhënë edhe vetë banorët e kësaj lagje.