Foto: KALLXO.com

Foto skandaloze nga Shtimja, një varr në mes të trotuarit

Fëmijët e fshatit Petrovë të Shtimes po përballen me një situatë të rëndë gjatë rrugës për në shkollë.

Përderisa po ecin trotuarit, ata po detyrohen që në një pjesë të zbresin në rrugë.

Kjo për shkak se në një pjesë të trotuarit gjendet varri i një të vdekuri.

Në fotot e dërguara në adresë të KALLXO.com nga një qytetar shihet një varr në mes të trotuarit.

Dhe, fëmijët detyrohen që ta lënë trotuarin dhe të dalin në rrugë sepse ata po pengohen nga gurët e varrit dhe grumbulli i dheut.

Këto janë fotot e dërguara nga qytetari në adresë të KALLXO.com.