FOTO - Situata e fundit me vërshimet në Malishevë, flet drejtori për Shpëtim

Një prej vendeve që ka pësuar shumë dëme nga vërshimet si pasojë e reshjeve të shiut është komuna e Malishevës.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Hafir Rexha në një prononcim për KALLXO.com ka deklaruar se fshatrat: Banjë, Mirushë, Lumishtë, Garaçeva, Tërpeza e Poshtme kanë pësuar më së shumti nga vërshimet.

Rexha ka deklaruar se situata momentalisht është stabile, por që shton se bizneset janë prekur më së shumti nga vërshimet.

“Për momentin gjendja është stabile, në orët e hershme të mëngjesit ka qenë tejet kritike. Sot kemi dëme më të madhja, sidomos në qytet, bizneset kanë pësu të dëmet të konsiderueshme. Kurse, zonat që janë të prekura janë për mbi lumit Mirusha, që janë prej Banjës deri në Bubel. Ne kemi shtabin emergjent, brenda kapaciteteve tona ne jemi duke iu dal në shpëtim. Ka dëme më të mëdha në infrastrukturë, në biznese private dhe në ekonomi familjare”, tha ai.

Ekipi i KALLXO.com e ka raportuar drejtpërdrejt nga Malisheva. Pamjet nga droni shfaqin rrugën “Skëndërbeu” në Malishevë të mbuluar me ujë.

Këto janë pamjet nga kjo rrugë:

Malishevë – Janar 2021
Malishevë – Janar 2021
Malishevë – Janar 2021