Foto: Facebook/ Hasan Perboqi

FOTO: Shuhet zjarri që kishte kapluar ndërtesën shumëkatëshe në Rahovec

Një zjarr ka kapluar sot pasdite një ndërtesë shumëkatëshe banimi në Rahovec.

Pamjet e dërguara nga një qytetar tregonin flakën e madhe që kishte kapluar kulmin e ndërtesës shumëkatëshe.

Por, zjarri është shuar.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Drejtorisë për Mbrojte dhe Shpëtim në Komunën e Rahovecit, Hasan Përboqi.

Sipas drejtorit, për shuarjen e zjarrit kanë kontribuar edhe zjarrfikës që kanë ardhur nga Malisheva, Suhareka e Gjakova.

“Pas intervenimit të zjarrfikësve të komunës sonë, dhe ndihmës së zjarrfikësve të Prizrenit, Suharekës, Malishevës dhe Gjakovës kemi arritur t’a shuajmë në tërësi zjarrin te banesat e verdha në Rahovec”, ka shkruar Përboqi në Facebook.

Ai ka falënderuar zjarrfikësit e Gjakovës, Rahovecit, Suharekës, Malishevës dhe të Prizrenit si dhe Ujësjellësin “Gjakova” për ndihmën e dhënë.

Foto: Facebook/ Hasan Perboqi