FOTO: ‘Shtrati i improvizuar’ në Klinikën e Pulmologjisë, pacienti duke u trajtuar në koridor

Në Klinikën e Mushkrive një pacient është duke u trajtuar në koridor.

Disa karrige të afruar njëra me tjetrën janë duke zëvendësuar shtratin në koridorin e Pulmologjisë përderisa një pacientë është duke marrë infusion.

Nga mungesa e shtratit janë detyruar që të improvizojnë një të tillë.

Në fotografinë e siguruar nga KALLXO.com shihet qartë që pacienti është duke u trajtuar në koridorin e kësaj Klinike.

Në mëngjesin e sotëm disa media raportuan se në Infektivë nuk ka vend për pacient por një gjë të tillë e ka dematuar ushtruesja e detyrës së Drejtorisë në këtë Klinikë, Lindita Ajazi – Berisha.

Dje në Kosovë është shënuar numri rekord i rasteve të infektuar me COVID-19, nga 404 mostrave të marrura 276 rezultuan pozitiv, 153 u shëruan ndërsa brenda 24 orëve tetë persona kanë përfunduar me vdekje si pasojë e infeksionit me COVID-19.