FOTO: Shkëputet një pjesë e një ndërtese në Gjilan, rrezikohen qytetarët

Një pjesë e një objekti banesor në Gjilan është shkëputur nga kati më i lartë duke rrezikuar qytetarët që jetojnë dhe frekuentojnë atypari.

KALLXO.com ka marrë raportime se rasti ka ndodhur në qytet, në afërsi të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Për këtë rast, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë se nuk ka persona të lënduar dhe se nuk ka rast policor.

“Një pllakë në ndërtim e sipër është rrëzuar. Nuk ka rast policor. Zjarrfikësit janë paraqitur. Nuk ka persona të lënduar, ka vetëm dëme materiale. Me atë merret Inspektorati i Punës, nuk është punë e Policisë”, tha ai.

KALLXO.com ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes: