(FOTO) Sheshet e Prishtinës në 12 vjetorin e Pavarësisë

Flamuj të shumtë të Republikës së Kosovës po valojnë në sheshet kryesore të Prishtinës.

Kryeqyteti është zbukuruar për nder të 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Që nga ora 8 kanë filluar ceremonitë e para për shënimin e kësaj date.

Flamuri i Kosovës është ngritur sot në mënyrë ceremoniale në prani të Kryeministrit Albin Kurti dhe Kryetarës së Kuvendit të Kosovës.

Dy liderët në mungesë të Presidentit Hashim Thaçi kanë nisur aktivitetin e parë për shënimin e 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në ceremoni ishin të pranishëm edhe disa nga ministrat e qeverisë Kurti.

Më poshtë gjeni fotografitë nga pamja e shesheve të Prishtinës në përvjetorin e Pavarësisë.