FOTO: Shembje dheu në Rahovec, dëmtohet një veturë dhe rrezikohet një shtëpi

Një makinë është dëmtuar thuajse tërësisht ndërsa një shtëpi është e rrezikuar pas shembjes së dheut.

Ngjarja ka ndodhur në Rahovec, më saktësisht në afërsi të Qendrës së Mjekësisë Familjare.

KALLXO.com ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e reshjeve të shiut dhe borës ditëve të fundit përveç vërshimeve ka pasur edhe shembje të dheut.

Njëra nga veturat e cila shihet në fotografinë që ka siguruar KALLXO.com është dëmtuar tërësisht dhe gjysma e veturës është zënë nga dheu, ndërsa një veturë tjetër është gati të bjerë në pjesën ku është shembur dheu.

Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com