Riciklimi dhe ridizajnimi i rrobave të papërdorura nga nxënësit e Shkollës së Artit në Pejë “Odhise Paskali”. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

FOTO - Ruajtja e ambientit përmes ridizajnimit të rrobave të ricikluara

Nga mbetjet e rrobave të papërdorura, nxënësit e vitit të tretë të Shkollës së Mesme të Artit në Pejë “Odhise Paskali” kanë krijuar një koleksion të veçantë të veshjeve.

Duke ekspozuar dhe promovuar forma të reja të riciklimit, këta nxënës nga veshjet që nuk gjejnë përdorim kanë arritur të ridizajnojnë lloje të ndryshme të veshjeve.

Ky lloj i ri i riciklimit të gjërave të papërdorura e ofron Kosovën më afër legjislacionit të Bashkimit Evropian për krijimin e politikave ndaj ndryshimeve klimatike.

Një ridzajnim i tillë e ruan tokën nga fosilet e materialeve të paripërtrishme të cilat mund të renditen në mesin e shkaqeve për ndryshimet klimatike në botë.

Këtë ua ka mundësuar projekti ‘Serec’ në kuadër të organizatës ‘Let’s Do It Peja’.

Projekti ‘Serec’ është financuar nga Bashkimi Evropian dhe vitin e ardhshëm planifikohet që pikat grumbulluese të rrobave të papërdorura të hapen edhe në qytete të tjera.

Fotogaleri:

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

 

(VIDEO) Art përmes riciklimit