Post Blloku i policisë në hyrje të Prishtinës nga Fushë Kosova, Foto: KALLXO.com

FOTO - Rrugët e Prishtinës gjatë "orës policore"

Gjatë ditës së djeshme është marrë vendim që të hyjnë në fuqi disa masa të cilat Qeveria e Kosovës i ka ndërmarrë për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

Zonat të cilat janë me rrezik të lartë konsiderohen ato zona apo komuna të cilat kanë më shumë se 150 raste aktive të infektuar me coronavirus.

Për këto zona, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ketë kufizim të lëvizjes nga ora 19 deri në orën 5 të mëngjesit të ditës vijuese.

Këto masa do të jenë aktive për dy javë ditë ashtu sic kanë njoftuar edhe Qeveria e Kosovës ndërsa pas dy jave do të bëhet edhe shqyrtimi i këtyre masave për të parë nëse të njëjtat kanë ndihmuar në parandalimin e përhapjes së pandemisë.

KALLXO.com ka pranuar disa fotografi të rrugëve të kryeqytetit në kohë ‘karantine’ ku është kufizuar edhe lëvizja e qytetarëve.

Komuna e Prishtinës, prin me numrin e rasteve aktive dhe në total me të infektuar me coronavirus.

Vetëm sot në Prishtinë janë shënuar 347 raste të reja me coronavirus.

Në total në të gjithë Kosovën sot ka pasur numër rekord të rasteve të regjistruara me coronavirus.

Nga 2 mijë e 56 testime, 963 prej tyre kanë rezultuar pozitiv. Në anën tjetër Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se vetëm në 24 orët e fundit janë shëruar 177 pacientë ndërsa janë regjistruar edhe 13 viktima.

KALLXO.com gjithashtu ka siguruar edhe fotografi të postblloqeve të cilat janë krijuar në pikat hyrëse për në kryeqytet e të cilat po mbikëqyren nga njësitë policore të rendit dhe njësitë speciale.

Më poshtë u sjellim fotografi nga rrugët e qeta të Prishtinës dhe post-blloqeve të kirjuara nga policia për të mos lejuar hyrjet dhe daljet përveç personave të autorizuar pasi  që Prishtina konsiderohet komunë me rrezik të lartë:

Post blloku i policisë, Foto: KALLXO.com
Rruga B, Prishtinë, 13.11.2020, Foto: KALLXO.com
Post Blloku i policisë në hyrje të Prishtinës nga Fushë Kosova, Foto: KALLXO.com