FOTO: Rrugën për kyqje në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë e “lëshon toka”

Janë bërë afër një muaj e gjysmë prej se është shembur një pjesë e rrugës e kyçëse në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, specifikisht në fshatin Babimoc.

Në fotografitë e siguruara nga KALLXO.com shihet që rruga është e pakalueshme për shkak të dëmtimeve të thella. Ndërkaq në tjetrën anë të urës shihen intervenimet për mos t’u shembur pjesa tjetër e kësaj ure dhe të çarat e betonit që rrezikojnë me shembjen e pjesës tjetër.

KALLXO.com ka dërguar dy herë pyetje në Ministrinë e Infrastrukturës në lidhje me këtë çështje por të njëjtit nuk janë përgjigjur deri në publikimin e këtij artikulli.

Sipas banorëve të asaj ane, edhe pse ka gati dy muaj që rruga gjendet në këtë gjendje, askush përpos mediave nuk ka dalë ta shohë gjendjen e saj.

Në këtë magjistrale është shembur edhe një rrugë tjetër shkaku i gërryerjes afër rrugës nga një kompani private.

Shembja e rrugës në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë; Fotografi: KALLXO.com