Foto: Komuna e Lipjanit/Facebook

(FOTO) Renovohet reparti i Gjinekologjisë në Lipjan

Komuna e Lipjanit ka njoftuar se reparti i Gjinekologjisë në komunën e Lipjanit ka marrë pamje të re.

Kjo pasi Komuna ka investuar për të renovuar objektin e saj.

“Këto investime të cilat përveç që ofrojnë trajtim të dinjitetshëm për çdo grua dhe nënë, tanimë dukshëm janë përmirësuar kushtet e punës për stafin shëndetësor, të cilët për vite të tëra kanë punuar në kushte jo të mira”, thuhet në njoftimin e Komunës së Lipjanit.