(FOTO) Radhë kilometrike në kufirin Shqipëri - Kosovë  

Masat e reja të Qeverisë se Kosovës po vazhdojnë të shkaktojnë autokolona makinash në kufirin Shqipëri-Kosovë.

Shumë kosovarë po kthehen nga pushimet apo qëndrimet disaditore në bregdetin shqiptar, teksa në kufi në hyrje për në Kosovë prej 5 ditësh po u duhet të paraqesin dëshmi të vaksinimit apo teste negative jo më të vjetra se 72 orë.

E kjo ka shkaktuar radhë kilometrike dhe pritje në kufi nga segmenti Bardhoc-Morinë i Rrugës së Kombit deri në hyrje të Kosovës.

“Kam 45 minuta që pres. Nuk është normale por nuk kemi çfarë të bëjmë. Pse i lënë të hyjnë për Shqipëri nëse nuk janë të rregullt me dokumentacion? Shqipëria nuk u kërkon asgjë këtej, kurse andej dokumentacion”, raporton oranews.

“Nuk është normale situata, jemi me fëmijë të vegjël”.

“Kemi 15 minuta. Gjithmonë kemi pritur, të shtunë dhe të diel është normale kjo situatë”.

“Kam 20 minuta”.

Në tre pika në doganën e Kosovës për personat që nuk kanë test dhe vaksinim, ata deklarohen para policisë së Kosovës se do të izolohen për 7 ditë.