Foto: Qytetari me simptoma të COVID-19 nuk testohet në mungesë të testit

“Nuk testohet në Klinikën Infektive në mungesë të testeve”, thuhet në raportin mjekësore të një qytetari që kishte shkuar në Klinikën Infektive pasi kishte simptoma që e karakterizojnë virusin COVID-19: kollitja dhe ethet.

Qytetari që e ka dërguar fotografin e ekzaminimit mjekësorë thotë se familjari i tyre nuk është testuar fare përkundër që kishte simptoma të ngjashme me ato që i shkakton virusi COVID-19.

Atij i është matur sasia e oksigjenit në trupë, si dhe i janë përshkruar barërat që duhet përdorën. Në raport thuhet “të respektohen masat e vetizolimit edhe për një javë”.

KALLXO.com ka raportuar në të kaluarën se Klinika Infektive po i përshkruan barnat e njëjta për të trajtuar COVID-in pa ju bërë teste fare pacientëve.