(FOTO) Qytetarët vërshojnë Prekazin në 12 vjetorin e Pavarësisë

Qindra qytetarë ia kanë mësyrë Prekazit sot në 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

KALLXO.com ka siguruar fotografi nga Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, ku shihet numri i madh i vizitorëve.

Në këtë kompleks gjenden shtëpitë e familjes Jashari që ranë pas rrethimit nga forcat serbe në vitin  1998.

Në betejën tre ditore ra edhe Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.