Dhoma e infuzionit QMF4 - Ferizaj FOTO:KALLXO.com 13.04.2021

FOTO: Qendra e Mjekësisë Familjare 4 në Ferizaj me mure me lagështirë e të rrjepura dhe e papastër

Do të duhej të ishte shembull për pastërtinë dhe rregullin, por Qendra e Mjekësisë Familjare 4 në Ferizaj është krejt e kundërta.

Sapo të hysh në oborrin e këtij institucioni shëndetësor ballafaqohesh me pamje të shëmtuara.

Një kontejner i mbushur me mbeturina dhe një guaskë tualeti afër tij. Pastaj, në anën e djathtë të oborrit vërehen disa copa të llamarinës të hedhura në tokë.

Gjendje e rëndë është edhe brenda objektit.

Muret në përgjithësi janë me lagështirë, myk dhe të rrjepura, sikur që është dhoma ku pacientëve u jepet infuzioni.

KALLXO.com ka vizituar këtë qendër të martën pas ankesave të qytetarëve.

Përderisa institucionet kompetente bëjnë thirrje që për t’u mbrojtur nga COVID-19 të mbajnë edhe pastërti, kjo e fundit nuk respektohet në Qendrën e Mjekësisë Familjare, pasi që, ndër të tjera, në këtë tualetin e këtij institucioni nuk ka sapunë e letra higjienike.

Me mungesë të materialit higjienik po ballafaqohet edhe QMF 1, që gjendet në fshatin Greme të Ferizajt. Për dallim nga QMF 4, infrastruktura e objektit në Greme është e mirë.

Oborri ne QMF4 – Ferizaj FOTO:KALLXO.com 13.04.2021
QMF4 – Ferizaj FOTO:KALLXO.com 13.04.2021

Dhoma e infuzionit QMF4 – Ferizaj FOTO:KALLXO.com 13.04.2021

QMF4 – Ferizaj FOTO:KALLXO.com 13.04.2021
QMF4 – Ferizaj FOTO:KALLXO.com 13.04.2021
QMF4 – Ferizaj FOTO:KALLXO.com 13.04.2021
QMF4 – Ferizaj FOTO:KALLXO.com 13.04.2021
QMF4 – Ferizaj FOTO:KALLXO.com 13.04.2021
QMF Greme, Ferizaj FOTO:KALLXO.com 13.04.2021

Në lidhje me këtë rast KALLXO.com ka biseduar përmes telefonit me drejtoreshën e Shëndetësisë në Ferizaj, Abetare Kurti – Maliqi.

Ajo thotë se janë në proces e sipër të kontratës për furnizim me material higjienik, ndërsa thotë se QMF 4 e ka gjetur në këtë gjendje në kohën kur ka marrë pozitën e drejtoreshës.

“Operatori që është për furnizim i ka skadu kontrata dhe jemi në pritje të lidhjes së kontratës së re. Për këtë arsye kemi mungesë të furnizimit me material higjienik. Tash është në përfundim e sipër lidhja e kontratës së re. Të them të drejtën nuk e di, unë kur kam ardh (si drejtoreshë) i kam gjetë të tilla janë në procedurë kontrata. Disa herë kanë intervenu edhe punëtorët teknikë të QMF-së por realisht janë disa kushte që duhet të kryhen përmes kontratave. Kërkesat për renovim tek ne vijnë përmes QKMF-së, nuk kanë bo kërkesë nuk e di për besë”, tha Kurti – Maliqi për KALLXO.com.

Nadire Ymeri, drejtoreshë e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, thotë se nuk kanë pranuar ndonjë kërkesë nga QMF 4 për furnizim me material higjienik pasi që siç thotë ajo në depo ka material higjienik.

Ndërsa sa i përket renovimit të objektit ajo thotë se janë në procedurë të kontratës së re me një operator tjetër pasi që operatorit paraprak i ka skaduar afati.

“Ne kemi bërë kërkesë për ngjyra dhe me punëtorët tonë teknikë me i ngjyros ata na kanë furnizu me një sasi pasi që gjoja se limit i kontratës ka kaluar për shkak se kanë pas edhe për shkolla kështu që nuk jemi të furnizuar sa duhet qysh i kemi pas të planifikuara me i përfshi hapësirat e objekteve se ne kemi shumë objekte, këtë vit është në procedurë e sipër për renovim”, tregoi ajo.