(FOTO) Pushimorja e fëmijëve në Prizren gati për të shërbyer si karantinë

Dy raste pozitive me COVID-19 janë konfirmuar në qytetin e Prizrenit.

Në mesin e masave të ndërmarra nga Komuna e Prizrenit është edhe transformimi i pushimores së fëmijëve në fshatin Nashec që në rast nevoje do të mund të shërbente si karantinë.

Një rast është konfirmuar me datën 16 mars nga fshati Korishë, i cili ka qenë rast i importuar nga jashtë, ndërsa rasti i dytë pozitiv është nga qyteti i Prizrenit dhe po ashtu rast i importuar nga jashtë.

Ky objekt tashmë është i gatshëm për funksionim të plotë, dhe ka kapacitet prej 60 shtretër.

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se ky objekt i plotëson të gjitha kërkesa për shërbime ndaj persona që dyshohen se janë prekur me COVId-19, ndërsa Komuna është përcaktua për këtë lokacion pasi që në afërsi të saj nuk ka shtëpi banimi.

Në këtë objekt do që qëndrojnë personat të cilët dyshohen se janë prekur me COVID-19, pra do të vendosen aty për një periudhe të arsyeshme deri kur të dalin rezultatet e testeve dhe pastaj IKSHP-ja do të vendoset si të veprohet me ata persona.

Drejtori i Shëndetësisë në Prizren, Visar Shehu për KALLXO.com tha se personi që ka rezultuar pozitiv ka ardhur që dy javë në Kosovë, dhe ka qëndruar në vetizolim.