FOTO: Protesta e OVL të UÇK-së në Klinë kundër akuzave ndaj Thaçit e Veselit

Organizata e Veteraneve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka mbajtur protestë në disa qytete të Kosovës, pas publikimit të akuzave nga Prokuroria e Specializuar ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Një protestë e tillë është duke u zhvilluar edhe në Komunën e Klinës, te sheshi “ Mujë Krasniqi”, ku shihet një numër i konsiderueshëm i protestuesve.

KALLXO.com sjell foto nga kjo protestë.

 

OVL e UÇK-së kishte vendosur të ndryshojë mënyren e protestimit, pas rekomandimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, për shkak të rrezikut të përhapjes së pandemisë.

““Ne nuk duam ta prongolojmë protesten, por kemi mendu që ta bëjmë protestën në kuvendet komunale. Duke e përcjellë rregullat 50 vet në lokale e 100 vetë shesh. Ne kemi vendosë që çdo degë e OVL në komuna te dalin me 9 korrik, 99 persona. Fjalimi do të jetë i njëjtë dhe do te flasin dy persona. Një nga OVL UCK dhe një nga shoqata e te burgosurve politik. Taktika e protestës ka ndërru”, kishte theksuar nënkryetari i OVL-së, Nasim Haradinaj.