FOTO - Pritje të gjata të pacientëve me COVID-19 në Prishtinë për të marrë infuzion

Rritja e numrit të rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë, ka bërë që shumë pacientë të presin në radhë dhe me orë të tëra për të marrë shërbime.

KALLXO.com ka siguruar pamje dhe informacione se në qendrën mjekësore në Prishtinë, ku pacientët me coronavirus marrin infuzionet, po presin deri në 3 orë për të marrë këtë shërbim.

Lidhur me këtë çështje, KALLXO.com ka dërguar pyetje në drejtim të Drejtorit të Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

Prishtina është në mesin e komunave që ka më së shumti raste të reja me COVID-19 në Kosovë.

Kjo komunë është e renditur në zonën e kuqe, si dhe nga e premtja është futur në karantinë, prej orës 19:00 deri në orën 05:00, çdo ditë për 2 javë rresht, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës.

Më poshtë i gjeni pamjet që shfaqin pacientët kryeqytetas duke pritur për shërbime: