FOTO - Prishtina nën qetësinë e orës policore

Që nga sonte ka nisur zbatimi i masave të reja kufizuese kundër pandemisë COVID-19.

Sipas vendimit të qeverisë, lokaleve të gastronomisë u ndalohet të punojnë prej orës 21 deri në orën 5 të mëngjesit përderisa në Prishtinë, Ferizaj, Prizren dhe Vushtrri ka hyrë në fuqi ora e plotë policore brenda kësaj periudhe.

KALLXO.com sjell fotografi nga rrugët e Prishtinës nga lagja e Dardanisë ku shihen rrugët e zbrazura dhe dyqanet e mbyllura.