FOTO: Policia zë derën e supermarketit në Lipjan, gjobit qytetarët pa maska

Policia ka vazhduar të gjobisë qytetarët të cilët nuk mbajnë maska në hapësirat publike.

Një qytetar ka dërguar fotografi në adresë të KALLXO.com ku shihen zyrtarë policorë te hyrja e një supermarketi, por edhe në rrugë, në Lipjan, duke gjobitur qytetarët pa maskë.

Sipas Ligjit për COVID-19, gjoba për personat që nuk bartin maskë është 35 euro.

Ai që nuk respekton ndalim-qarkullimin gjobitet me 200 euro, ndërsa ai që nuk respekton izolimin gjobitet me 500 euro.