(FOTO) Policia po kërkon këtë person

Genc Bukoshi, është duke u ndjekur nga Polica e Kosovës e cila ka kërkuar bashkëpunimin e qytetareve për ta arrestuar, duke e bërë publik identitetin e tij edhe me një fotografi.

Sipas njoftimit të Policisë, i akuzuari Genc Bukoshi 31 vjeçar, është në kërkim nga polica për veprën penale, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e lëndëve narkotike.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit, në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në numrat 192 080019999 (pa pagesë)’’, thuhet në kërkesën e Policisë.