(FOTO) Policia kërkon ndihmë për gjetjen e një të dyshuari për drogë

Policia e Pejës me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e një të dyshuari ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët.

Personi po kërkohet nga forcat e rendit është Aaron Rexhaj (1999) i lindur në Gjermani.

I pandehuri është i kërkuar për veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë)  039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë  E-mail adresa: [email protected]

Më poshtë gjeni fotografinë dhe të dhënat e të dyshuarit: