FOTO – Policia e Kosovës në terren për zbatimin e masave kundër pandemisë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është e angazhuar në zbatimin e masave anti-COVID-19, me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik.

Policia  ka publikuar pamje të zyrtarëve policorë në lokacione të ndryshme.

“Me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë Covid-19 dhe zbatimit të masave që kanë për qëllim ruajtjen e  shëndetit publik, Policia e Kosovës me njësitet e saja policore po vazhdon realizimin e detyrave dhe përgjegjësive policore në nivel vendi”, thuhet në njoftim.

Tutje PK-ja ka theksuar se qëllimi primar i Policisë së Kosovës është ruajtja e rendit dhe sigurisë publike si dhe respektimi i masave anti covid në të gjitha rajonet e Kosovës, në interes të shëndetit publik, si dhe ndëshkimi i atyre që bien në kundërshtim me këto masa.

Sipas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës, ora policore zgjat nga ora 22:00 deri në orën 05:00.

Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës marrë tash e një javë, ndalohet veprimtaria e qendrave të mbyllura tregtare përveç shërbimeve esenciale në kuadër të tyre siç janë marketet ushqimore dhe farmacitë nga data 7 prill deri më datë 18 prill.

Ndërsa në qendrat e hapura tregtare lejohet aktiviteti duke i respektuar masat dhe rekomandimet për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID – 19.

Gjithashtu, sipas vendimit, shërbimet e gastronomisë obligohen të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 7 prill deri me datë 18 prill.“Të njëjtat ndalohen edhe në hapësirat e brendshme të shërbimeve gastronomike të marketeve, furrave të bukës, burektoreve, qebaptoreve, pikat e shitjes së karburanteve”, thuhet në vendim.