FOTO: Policia, autoambulanca dhe familjarët e presin Behgjet Pacollin në Aeroport

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës si dhe një autoambulancë janë duke pritur ardhjen e deputetit Behgjet Pacolli në Aeroportin ‘Adem Jashari’.

Pacolli pritet që brenda pak minutash të aterrojë në Aeroport me aeroplanin e tij privat.

Ai vjen nga Tirana, ku kishte aterruar pas një mosmarrëveshjeje nëse do të aterronte në Aeroportin e Prishtinës.

Në Aeroport po ashtu është parë edhe familjari i deputetit Pacolli, Rrahim Pacolli.