FOTO: Polici pastron sallën e Gjykatës pas përfundimit të seancës gjyqësore

Pas përfundimit të seancës gjyqësore në rastin e njohur si “Syri i Popullit”, një zyrtar i Policisë së Kosovës ka bërë një gjest të rrallë.

Pasi kanë dalë nga salla e Gjykatës së Prishtinës të akuzuarit, gjykatësit, prokurori, avokatët dhe të pranishmit në seancë, polici ka filluar ta pastrojë sallën e Gjykatës.

KALLXO.com merr vesh se polici në fjalë është Halim Gashi.

Oficeri i Policisë ka mbledhur shishet, qeset dhe gjërat tjera të lëna në sallë nga të pranishmit dhe i ka vendosur në një qese bërlloku për t’i hedhur më pas në shportën e mbeturinave.

Rasti ka ndodhur në sallën numër 17 të krimeve të rënda në Gjykatën e Prishtinës.