(FOTO) Për 1 Maj vendosen pankarta nëpër disa pjesë të Prishtinës
01.5.2022 - 12:10
Disa pankarta në objekte të ndryshme në qytetin e Prishtinës janë vendosura nga Grupi Anarko-Sindikalist i Prishtinës në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.
“Prej nalt s’bijnë paret, bijnë punëtorët” dhe “Puna e papaguar e grave e mbanë shtetin” janë disa prej pankartave.
Nga ora 12 do të mbajnë edhe një protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet.
Paraprakisht nga ora 11 u mbajt një protestë nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat.
1 Maji është dita që në të gjithë botën i kushtohet punëtorëve.
Kjo lindi nga lufta e tyre për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës.