Peja. Foto: Kallxo.com

Foto: Peja e vetëizoluar

E hëna është dita e parë e javës për punë, por rrugët e qendrës së qytetit të Pejës shihen të zbrazura në mes të ditës.

Të paktë janë ata qytetarë të cilët qëndrojnë jashtë shtëpive të tyre në një ditë me rreze dielli në Pejë.

Në rrugë shihen vetëm pak ata qytetarë të cilët punojnë edhe gjatë kësaj kohe.

Fotografitë nga Peja shfaqin taksistë të papunë të cilët presin për ndonjë udhëtar.

Ndonëse komuna e Pejës akoma nuk e ka të konfirmuar asnjë rast me coronavirus, rastet e konfirmuara ne komunën fqinje të Klinës kanë bërë që qytetarët e Pejës të vetë izolohen.

Deri në Këto momente në Kosovë janë konfirmuar 13 persona të prekur nga coronavirusi.

Mbrëmë Qeveria e Kosovës shpalli gjendje të jashtëzakonshme të shëndetit publik.

Peja. Foto: Kallxo.com
Peja. Foto: Kallxo.com
Peja. Foto: Kallxo.com
Peja. Foto: Kallxo.com