FOTO - Pastrimi në Shtëpinë e Bardhë, para se Trump të dalë në konferencë për shtyp

Zëri i Amerikës ka publikuar disa fotografi të bëra nga agjencia e lajmeve Reuters në të cilët shihet se si pastrohet dhoma e konferencave në Shtëpinë e Bardhë përpara se presidenti Donald Trump t’i drejtohet mediave.

“Që prej fillimit të pandemisë COVID-19, presidenti amerikan mban konferencë të përditshme për situatën. Këto foto të agjencisë së lajmeve Reuters, tregojnë se si pastrohet podiumin para se presidenti amerikan të flasë, në dhomën e konferencave në Shtëpinë e Bardhë”, thuhet në postimin e Zërit të Amerikës në Twitter.