FOTO - Pas votimeve, sheshi në Podujevë mbushet me njerëz

Pak minuta pas mbylljes zyrtare të vendvotimeve, qindra persona kanë dalë në sheshin e Podujevës në pritje të rezultateve të raundit të parë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës.

Ata janë mbledhur para selisë së Lëvizjes Vetëvendosje përderisa zyrtarë të partisë nga dega dhe qendra janë brenda duke pritur rezultatet e para për kandidatin e tyre, Shpejtim Bulliqi.