FOTO - Pas raportimit të KALLXO.com nis riparimi i rrugës në Prishtinë

Raportimi i KALLXO.com për gjendjen e rrugës “Adrian Krasniqi” në Prishtinë, ka bërë që në atë pjesë të ndërhyhet për rregullim.

KALLXO.com ka raportuar pak ditë më parë, se rruga në fjalë ndonëse ishte asfaltuar para tre muajve në të janë shfaqur gropat e para.

Asfalti i porsashtruar i Prishtinës, sikur ta “çonte” urithi

Asfalti i porsashtruar i Prishtinës, sikur ta “çonte” urithi

Publiée par Kallxo.com sur Jeudi 10 septembre 2020

Ndërkaq, të shtunën është parë se kjo rrugë ka nisur të riparohet.

Punimet në këtë rrugë kishin përfunduar në qershor të 2020-s.