Foto: KALLXO.com

FOTO – Palmer dhe Lajçak në Presidencën e Kosovës

Zëvendësndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer bashkë me përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak kanë arritur në objektin e Presidencës së Kosovës.

Ata do të takohen me presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin, në ditën e parë të vizitës së tyre në Kosovë.

Pas këtij takimi nuk pritet të ketë deklaratë për media.

Ndërkaq, është paralajmëruar se Lajçak dhe Palmer do t’u adresohen mediave të martën.

Ata do të takohen edhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe përfaqësues të subjekteve politike në Kosovë.

Vizita e zyrtarit evropian dhe atij amerikan në Kosovë, do të bëhet rreth rifillimit të dialogut Kosovë-Serbi dhe takimit të paralajmëruar muajin e ardhshëm mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com