FOTO - Pajisjet e lojërave ilegale të fatit të konfiskuara në Skenderaj

Polica e Kosovës ka dhënë detaje rreth aksionit ku u konfiskuan pajisje ilegale të lojërave të fatit në Komunën e Skenderaj.

Sipas policisë, në bazë të dyshimit të bazuar për veprimtari i të dyshimta ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në mbështetje të Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH), në orët e mbrëmjes së datës 10 dhjetor 2021, kanë realizuar urdhër kontroll në pesë lokacione të ndryshme ku dyshohej për veprimtari te kundërligjshme në Skenderaj.

Gjatë kontrollit në pesë lokacione të ndryshme janë gjetur dhe jane sekuestruar disa pajisje:

10 TV, 12 Monitor, 10 shtëpiza të Kompjuterit, 12 aparate të lojrave, 8 printerë dhe 470 euro e po ashtu gjëra të tjera që mund të përdoren si dëshmi.

Lidhur më këtë rast, Policia ka intervistuar pesë përsona të cilët pas intervistës janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj përsonave të dyshuar është inicuar raste për veprën penale “Organizim i Skemave Piramidale dhe Bixhozit të Paligjshëm”.

 

Konfiskohen pajisje të lojërave ilegale të fatit në pesë lokacione në Skenderaj dhe Mitrovicë